19:41 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Mogherini: Ratifikimi i Demarkacionit, hap drejt liberalizimit të vizave

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini ka mirëpritur ratifikimin e Marrëveshjës për Demarkacionin.

Përmes një postimi në Twitter, Mogherini ka thënë se ky është një lajm i mirë për rrugëtimin drejt liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

“Lajme të mira nga Prishtina: ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, #Kosova hap drejt liberalizimit të vizave #BE për popullin e saj”, ka shkruar ajo./Indeksonline/