11:23 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Është budallaki që mos të diskutohet për gjyqësinë në Kuvend

Deputeti Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur Kujtim Shalës së LDK-së, i cili tha disa fjalë për aktivistët e Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Molliqaj së pari kërkoi nga kryeparlamentari Kadri Veseli që të bëj rolin e kryetarit të Kuvendit me të gjithë njësoj, pa bërë dallime, raporton Indeksonline.

“Është tjetër çka mendoj për ty si kryetar i PDK-së, por kisha dashur që marrëdhëniet në kuvend të jenë të ndryshme kur flet si parti dhe si kryeparlamentar. Kur bën përjashtim me një, bëj për të gjithë,  e për tema politike flasim tjera herë”, ka theksuar Molliqaj.

Ai kërkoi nga Kujtim Shala që para se t’i bëj pyetje Frashër Krasniqit për sulmin ndaj Kuvendit, të pyes së pari deputetët e Kuvendit se cka kanë folur për aktivistët kohë më parë.

“Meqë po doni emra, atëherë po i përmend, njëra nga to është Besa Gaxheri, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa etj. Prandaj Kujtim dhe ju të tjerët, kur i thoni akuzat bëhuni gati edhe për ti marr përgjigjet, nuk besoj se s’duhet diskutuar për gjyqësinë, kjo është budallaki në vetvete sepse kudo në botë diskutohet. Ky kuvend ka diskutuar për rastin e sulmit ndaj kuvendit dhe aktivistët tanë janë sulmuar nga PDK e LDK. Pajtohem me Frashërin kur tha se kur gjykata po u kryn punë ju s’po folni e kur po kryn punë ju po na ndalni fjalën”, ka përfunduar Molliqaj. /Indeksonline/