15:25 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Molliqaj i entuziazmuar pasi ministri i PDK-së i “shkoi për vije”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i është gëzuar vendimit të fundit të ministrit të PDK-së, Bedri Hamza rreth zvogëlimit të mëditjeve.

Molliqaj krenohet se kjo ishte iniciative e partisë së tyre.

“Pas publikimit të këtij vendimi, ne do t’i analizojmë në hollësi këto shuma në mënyrë që të sigurohemi që është në përputhje me standartet e jetesës në vendet përkatëse”, ka shkruar ai

Ekskluzive: Zvogëlohen mëditjet në Qeverinë e Kosovës, pas 14 viteve (Dokument)

Postimi i plotë:

Dje, në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ndërrimin e sistemit të meditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ndërsa sot, ministri i financave paska marrë vendim për nivelizimin e këtyre tarifava.

Ky vendim kaq i vonuar ka mundur të realizohet shumë vite më herët e jo vetëm një ditë pas iniciativës sonë.

Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa të ngjashme në mënyrë që paratë e taksapaguesve të mos keqpërdoren për luksin e pushtetarëve por të përdoren aty ku duhet për t’ua përmirësuar mirëqenien qytetarëve të Kosovës.

 

Pas publikimit të këtij vendimi, ne do t’i analizojmë në hollësi këto shuma në mënyrë që të sigurohemi që është në përputhje me standartet e jetesës në vendet përkatëse.