17:45 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Qeveria është zotuar se heqja e roamingut do të realizohet shumë shpejt

Deputeti i Partisë Socialdemkorate, Dardan Molliqaj është takuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari e ARKEP-it, Kreshnik Gashin me të cilët ka biseduar për heqjen e roamingut mes Kosovës e Shqipërisë.

Molliqaj i cili e inicioi këtë rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ditëve në vijim do të vizitoj Tiranën për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm lidhur me realizimin e kësaj rezolute, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se kjo cështje do të shtyhet përpara, në mënyrë që roamingu të hiqet sa më parë.

Më poshtë postimi i plotë i Molliqajt:

Sot pata takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka si dhe me kryetarin e ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, ku biseduam për rezolutën e miratuar nga Kuvendi për heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Mora zotimin e Qeverisë, përkatësisht ministrit Lluka, që kjo çështje do të shtyhet përpara dhe shumë shpejt rezoluta do të realizohet dhe të hiqet roaming-u.

P.S.
Nesër dhe pasnesër një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të kemi vizita zyrtare në Tiranë për të takuar zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar nga Kuvendi dhe Qeveria, për realizimin e rezolutave të miratuara së fundi në Kuvend. /Indeksonline/