09:48 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Moment i rrallë, Messi ulë kokën para futbollistëve të Romës (Video)

Humbja e Barcelonës kundër Romës është një histori në vete. Klubi nga Katalunia e përjetoi vetë ndjenjën që ia dha vit më parë Paris Saint Germainit.

Roma edhe pse në “Camp Nou” u mposht 4 me 1, në Itali tregoi kush është i “zoti i shtëpisë”, duke fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Aq fitore e madhe ishte, sa që kur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi u ballafaqua me lojtarët e Romës, ulë kokën sikur të ishte një fëmijë.

Me këtë fitore, Roma siguroi gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë që golat në “Olimpico” i shënuan; Manolas, Dzeko dhe De Rossi.

Për ta mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales, ekipi romak duhet pritur deri ditën e premte, ku do të hedhet shorti./IndeksOnline/