18:21 / E Hënë, 09 Prill 2018

Momenti historik: Fitorja e parë e tenistit nga Kosova në “Davis Cup” (Video)

Edhe pse është një nga sportet më të shtrenjta në botë, në Kosovë sporti i tenisit ka pak perspektivë dhe mbështetje!

Përfaqësuesja e Kosovës ishte pjesë marrëse e turneut “Davies Cup” për herë të tretë radhazi, por nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje në cifte kundër Moldavisë, Maltas dhe Lichtensteinit, shkruan IndeksOnline.

Por, fat i mirë dhe historik ishte fitorja e tenistit Granit Bajraliu, i cili mposhti tenistin nga Moldavia, Vasilii Dontu.

Kosovari fitoi 2 me 1 në sete (6-0, 3-6 dhe 5-7).

Kjo ishte fitorja e parë dhe e vetme e Kosovës në këtë turne që nga viti 2016.

Kujtojmë se ekipi ishte i përbërë nga; Genc Selita, Granit Bajraliu, Burim Bytyqi, Muhamed Zulji dhe kapiten/ Jeton Hadergjonaj./IndeksOnline/