16:26 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti i pabesueshëm, kur turistja ruse lind fëmijën e saj në “Detin e Kuq” (Foto)

Ky është momenti i pabesueshëm kur një grua lind fëmijën e saj në Detin e Kuq në Egjipt.

Një turiste ruse, shkoi në qytetin turistik për të lindur në ujë.

Hadia Hosni El Said kapi këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të xhaxhait të saj në Dahab, në veti të SHarm el-Sheikh, ku shihet babai i ri që po dilte nga oqeani duke mbajtur në duar fëmijën e porsalindur, transmeton Indeksonline.

Momente më vonë, nëna u shfaq gjithashtu teksa dilte nga deti, e cila dukej sikur po dilte nga noti, përpara se të ribashkohej me fëmijën e saj në plazh.

Hadia tha se njeriu më i moshuar që shihet tek e mban foshnjën është një mjek i specializuar në lindjet e ujit, që do të thotë se lindja ishte planifikuar përpara kohe.

Këto foto të cilat tashmë janë postuar në rrjetet sociale, janë bërë virale, duke u shpërndarë me mijëra herë dhe duke marrë shumë komente./Indeksonline/