17:56 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti i rënies së urës në Miami që vrau 6 persona (Video)

Janë shfaqur video që tregojnë pasojat e rënies së urës së shembur në Miami që la të vdekur gjashtë persona.

Ata u mbyten dje kur struktura e sapokrijuar ra në trafik duke zëne disa vetura.

Tani po zhvillohet një hetim se si ura, e cila u vendos në vetëm gjashtë orë më parë, dështoi në një mënyrë kaq spektakolare. Fillimisht u raportua se katër vetë u vranë, por kjo shifër u rrit më vonë në gjashtë.

Nëntë vetë u dërguan në spital në këtë incident, por gjendja e tyre aktualisht është e panjohur. /Indeksonline/