21:21 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Monchi flet për Malcom! Çfarë ndodhi në minutat e fundit, pse lojtari zgjodhi Barcelonën para Romës?

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka folur për herë të parë për ngjarjen e afatit kalimtar të verës “Malcom”.

Futbollisti i Bordeaux u trasnferua në Barcelonë edhe pse mbrëmë kishte arritur marrëveshje me klubin nga Italia, Roma, shkruan IndeksOnline.

“Ajo që ndodhi me Malcom është e lehtë për t’u shpjeguar, por e komplikuar për ta kuptuar. Ai është një lojtar që pëlqehet shumë nga menaxhimi i sportit, ishte në përputhje me profilin që ne po kërkojmë. Ne filluam negociatat me Bordeauxin dhe lojtarin, nëpërmjet agjentit të tij. Pas tre ose katër ditëve të punës intensive, dje kemi gjetur një marrëveshje, rreth orës 17:00 me agjentin, lojtarin dhe Bordo. Negocimi ishte mbyllura dhe lojtari kishte leje për të udhëtuar për teste mjekësore. Ai e kishte avionin nga ora 21:00, dhe do të mbërrinte në Romë rreth orës 23:00. Çdo gjë ishte e mbyllur dhe kjo ishte arsyeja që nga kishim heshtur dhe vepruam shumë qetë sepse ishim të bindur në njëfarë mënyre.

“Pasi kishim arritur marrëveshje me Bordo, 30 minuta më vonë presidenti, Stephane Martin më telefonoi dhe më tha se meqë kishte kaq shumë zëra për negociatat, do të ishte mirë të bëjmë një deklaratë zyrtare rreth marrëveshjes. Thash se për ne kjo nuk do të ishte e mira. Dhe kjo ishte arsyeja që ne publikuam një Tweet për të njoftuar marrëveshjen.

“Gjithçka ishte e mbyllur, derisa Barcelona ktheu interesimin për të.  Është e vërtetë që unë ditë më parë e dija se Malcom është duke u kërkuar nga shumë klube, përfshi edhe Barcelonën. Pikërisht për këtë arsye ne gjetëm sa më shpejt një marrëveshje.

“Ishte befasi kur agjenti i lojtarit më telefonoi dukë më thënë se Bordeaux kishte anuluar udhëtimin e lojtarit në Romë. Menjëherë e kam telefonuar presidentin e klubit francez, dhe ai më tha që një oferta nga Barcelona ishte më a lartë se e jona. I thash se kishim arritur një marrëveshje dhe gjithçka ishte mbyllur, por ai përsëriti se asgjë nuk ishte nënshkruar dhe megjithëse kishim dërguar dokumentet, asgjë nuk mund të bëhej. E informova kryetarin tonë, duke i treguar atij se çfarë ndodhi dhe më kërkoi që të bëja një ofertë shumë më të lartë se ajo e Barcelonës, e cila ishte edhe kundër mendimit tim.

“Më vjen keq për këtë që ndodhi. Bordo kërkoi që të maksimizohej oferta e jonë, por kur negociatat u bënë një ankand, vendosa që të largohesha. Kush dëshiron të vijë mirë në Romë, është i mirëseardhur”, ka thënë drejtori sportiv i Romës.

Me “dështimin” për ta transferuar Malcom, Roma ka nisur bisedimet me Bayern Leverkusen, për lojtarin Leon Bailey./IndeksOnline/