23:05 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Monitoruesi i Kuvendit: Era zgjedhje nuk vjen ndryshe, Veseli e Limaj po dinë diçka

Albert Krasniqi, analist nga KDI, njëherit monitorues i Kuvendit ka deklaruar se po vie “era zgjedhje”.

Duke publikuar disa fotografi nga tubimet e fundit që i pari i PDK-së, Kadri Veseli dhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj po mbajnë me qytetarë, sipas tij tashmë këta të dy po dinë diçka, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që përgjatë ditëve të fundit, Limaj dhe Veseli janë parë në aktivitete të shumta në qendra të ndryshme të Kosovës, duke zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë.

Postimi i Krasniqit:

Era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe. Veseli dhe Limaj po dine dicka. Ndoshta s’po e nxojne Haradinajn ne befasi dhe te painformuar si gjate krejt mandatit.