08:21 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Montoi motor në biçikletë, dënohet çiklisti francez

Çiklisti francez Cyril Fontayne është dënuar me 60 orë punë të detyruar në komunitet për shkak se mashtronte duke garuar me një biçikletë, ku ishte montuar edhe një motor i vogël, që i jepte shpejtësi gjatë garave.

Pasi u kuptua ky mashtrim, gjatë garave të çiklo-krosit, në garën e Zolder (në vitin 2016), çiklisti 43-vjeçar mori një dënim ekzemplar nga gjykata.

Ky është rasti i parë i mashtrimit teknologjik në çiklizëm që kapet dhe merret një vendim nga gjykata e Periguex.

Përveç punës së detyruar, çiklistit duhet të paguajë një shumë prej 88 eurosh skuadrës së Creon d’Armadna dhe një gjobë ende të pacaktuar karshi Federatës Franceze të Çiklizimit.

Në garën e zhvilluar Zolder, çiklisti Fontayne u tërhoq 4 xhiro nga fundi për shkak se bëri gomë. Ai ishte nën vëzhgim prej disa javësh për shkak të rezultateve të tij dhe në mbyllje të garës u ndalua nga policia, që i sekuestroi edhe biçikletën. Ai është pezulluar edhe 5 vjet nga garat për mashtrim./IndeksOnline/