08:32 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Mos harroni/ Finalja e Superligës zhvillohet sot

Sot zhvillohet ndeshja më e interesante e kampionatit në Vala Superligën e Kosovës.

Skuadra e Prishtinës pret në “shtëpi” ekipin nga Anamorava, FC Drita, shkruan IndeksOnline.

Takimi final dhe i fundit për këtë sezon në Superligë zhvillohet sot nga ora 16:00 në stadiumin e Besës së Pejës.

Prishtina duhet të fitoj me dy gola në epërsi për t’u shpallur kampion, në anën tjetër, për Dritën çdo barazim, çdo fitore dhe një humbje minimale e shpall kampion të këtij sezoni./IndeksOnline/