11:42 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mosmarrëveshjet Mourinho – Pogba, më në fund reagon portugezi

Jose Mourinho ka konfirmuar se Paul Pogba nuk është më kapiteni i dytë i Manchester Unitedi, por i mohoi zërat për një mosmarrëveshje mes tyre.

Pogba, i cili ka qenë kapiten i skuadrës tri herë këtë sezon në mungesë të Antonio Valencias, ka kritikuar taktikat defanzive të Mourinhos pas barazimit, 1-1 ndaj Wolves të dielën në ”Old Trafford”.

Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës, thotë se këto komente të tij janë ”keqkuptuar”, transmeton IndeksOnline.

Pogba watched from the stands at Old Trafford on Tuesday, but left before the penalty shootout

I pyetur pas eliminimit të Man Unitedit nga Derby Countyt në Carabao Cup nëse ka mosmarrëveshje mes tyre, Pogba tha: ”Jo, e vetmja e vërtetë lidhur me këto raporte është se kam vendosur që Paul të mos jetë më zëvendës-kapiten”.

”Por, nuk ka probleme. I njejti person që vendosi që Pogba të mos jetë zëvendës kapiten është i njejti person që vendosi që ai të jetë zëvendës kapiten”.

”Jam trajner dhe mund t’i bëj këto vendime, nuk kemi mosmarrëveshje. Vetëm një vendim që nuk më duhet ta shpjegoj”./IndeksOnline/