17:20 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mot i ftoftë dhe pa shi gjatë vikendit në Kosovë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu. Në këtë situatë meteorologjike parashihet  të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet  nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi   1-6m/s.

Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura  afërsisht të ngjajshme me të vikendit !/Indeksonline/

Temat: