20:21 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Mot më të tmerrshëm ndoshta s’keni parë, ja çfarë ndodhi sot në Serbi (Video/Foto)

Përderisa në Kosovë temperaturat arrijnë afro 30 gradë, në Serbi moti ka ndryshuar tërësisht.

Shumë pjesë të Serbisë sot janë vërshuar nga të reshura të mëdha të shiut dhe breshër.

Të reshurat e shiut kanë krijuar pothuajse “lumenj” rrugëve të qytetit dhe makinat thuhet se mezi kanë kaluar, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë sipas Institutit Hidrometeorologjik në Serbi moti i ngjashëm do të përshkojë Serbinë deri të premten, me të reshura të mëdha të shiut.