20:14 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Moti i keq, shtyhet fluturimi nga Prishtina për në Mynhen

Fluturimi që parashihej të bëhej nga aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari për në Mynhen të Gjermanisë në ora 18:00, nuk është bërë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, ka më shumë se dy orë prej që pasagjerët po presin për t’u nisur për në Mynhen, përmes këtij fluturimi.

Gjithashtu sipas të njëjtit lexues atyre iu është thënë se kjo vonesë po bëhet për shkak është jashtë funksionimit kamioni që bën pastrimin e borës në atë vend. Kompania me të cilën pritej të bëhej fluturimi ishte ‘Adria Airways’. Njëherësh duhet shtuar se që nga dita e djeshme në vend moti ka ndryshuar krejtësisht kështu duke u shtuar reshjet e borës.

E lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara e cila ka thënë se nuk ka një problem të tillë por që aeroplani i kompanisë ‘Adria Airways’ është vonuar në ardhje në aeroportin e Prishtinës gjë që ka ndikuar edhe në vonesën e nisjes për pasagjerët të cilët po prisnin të udhëtonin.

“Nuk ka asgjë tjetër për t’u shqetësuar, vonesa ka qenë e vogël por jo për shkak të operimeve tona por për shkak të vonesës së aeroplanit të kompanisë në fjalë”, ka thënë Gara./Indeksonline/