22:33 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Nesër do të mbretërojë mot kryesisht me diell, ndërsa në pjesën jugore të Kosovës do të ketë edhe vranësira që do të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja  me shpejtësi deri në 7m/sec, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.