16:04 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Moti për fundjavë në Kosovë, kaq do të jenë temperaturat!

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele.  Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale./Indeksonline/