07:22 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Moti sot dhe gjatë vikendit

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale .

Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë, mot i vranët. Në orët e mëngjesit mund të ketë reshje bore të cilat në mesditë pritet të pushojnë, kurse në orët e mbrëmjes, sërish të përseriten. Temperaturat do të sillën në mes minus 5 e 0 gradë Celsius.

Edhe në ditën e parë të fundjavës, pritet të kemi mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në orët e mëngjesit, kur mund të sjellin reshje bore.

Gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira e që në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes minus 4 e 3 gradë Celsius.

Dita e dytë e fundjavës do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin reshje shiu. Reshje shiu do të ketë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, por temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.

Temat: