22:44 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Motra e Rita Orës me duks të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Foto)

Rita Ora më 17 shkurt do të performoi në sheshin kryesor të Prishtinës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo me vete do të merr edhe qindra bluza (duksa) të cilët i ka dizajnuar vet ajo pikërisht për këtë datë. Ndërsa të gjithë fansat e Ritës do të kenë mundësi t’i blejnë ata, shkruan Indeksonline.


Duket që bashkë me Ritën në Prishtinë të vij edhe motra e saj Elena, e cila është krahu i djathtë i këngëtares. Elena në një instastory ka postuar një fotografi ku shihet me duks të dizajnuar nga Rita./Indeksonline/