14:19 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Motra ime me kancer ka bërë seks me burrin tim, por…

Motra ime është në prag të vdekjes, pasi është e sëmurë nga kanceri. E mu në këtë kohë, ajo më pranoi se kishte bërë seks me burrin tim.

Ajo e ndjente se e kishte fundin, andaj dëshironte që ta hiqte barrën nga vetja.

Kjo ngjarje e trishtuar kishte ndodhur para tre viteve. Që të dy ishin në partin e njëjtë, ndërsa unë nuk isha aty.

E vërteta ishte se ata kishin pirë shumë atë natë e pastaj kishin bërë seks në shtratin e saj. Më e keqja është se ajo e fajëson burrin tim.

Ajo është 46 vjeçare dhe e ka kaluar jetën duke pirë alkool, cigare dhe me aventura.

Jeton krejtësisht e vetme dhe ka ndonjë flirtues që e shoqëron në shtëpi gati çdo ditë.

Unë jam 48 vjeçare. Unë jam kujdesur për veten dhe kam 25 vite martesë të lumtur.

A duhet unë të largohem nga të dy? Ndihem kaq keq shkaku i të dyve.

Këshilla e psikologes:

Kjo është e tmerrshme por së paku ka ndodhur vetëm një herë dhe kjo si pasojë e pijes së tepruar nga ata të dy.

Mos heq dorë nga martesa jote e gjatë dhe e lumtur. Ndonëse nuk e din motivin e saj, ajo të ka shkaktuar ty dhimbje të madhe.

Mbaje në mend se ajo është në fund të një jetë jo të mirë, ndërsa ti ke një jetë të bukur e të lumtur përpara./Indeksonline/