08:28 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Mourinho e do Neymarin, largon dy yje nga ekipi

Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Neymarin në skuadrën e Manchester Unitedit.

Portugezi është adhurues i madh i futbollistit brazilian dhe gjatë afatit veror do të tentoj të nënshkruaj me të, transmeton IndeksOnline.

Neymar u transferua në Paris Saint Germain gjatë afatit veror të vitit të kaluar nga skuadra e Barcelonës.

Trajneri portugez e ka një plan për ta sjellë Neymarin në “Old Trafford”. Ai dëshiron t’ia fal dy yjet Parisit, Martial dhe Pogba për ta marr Neymarin në Angli.

Përveç, Unitedit të interesuar për brazilianin është edhe klubi spanjoll, Real Madrid./IndeksOnline/