21:12 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Mourinho i ofrohet ish lojtarit të “zhdukur” të Realit

Klubi anglez, Manchester United ka bërë një lëvizje të befasuar për të transferuar ish-mesfushorin e Chelseat dhe Arsenalit, Lasana Diarra.

32- vjeçari, i cili luajti për 4 vite në Angli (2005-2009) përpara se t’i bashkohej Realit nga Portsmouthi, pasi ka luajtur së fundmi për Al Jazirën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aktualisht është pa një skuadër.

Sipas “Le Parisien”, Jose Mourinho dëshiron që të firmosë me ish-lojtarin e tij, të cilin e ka drejtuar te kampionët aktualë të Spanjës dhe të Snglisë.

Diarra, i cili numëron edhe 34 prezenca me kombëtaren franceze, u përfol se ndodhej në Angli javën e shkuar, por aktualisht ai gjendet në Paris, në pritje të zbulimit të klubit të tij të ri.