09:27 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Mbaroi më e vështira

Trajneri i Manchester United ka shprehur kënaqësinë e tij për të arritur në fund të asaj, që ai e quajti një “fushatë të vështirë” para sezonit të ri, pavarësisht humbjes së fundit 1-0 ndaj Bayern Munich, në Gjermani.

Trajneri portugez nuk ka mbajtur asnjë sekret të hidhërimit të tij gjatë gjithë sezonit, duke deklaruar se mungesa e yjeve të ekipit të parë do të thotë se ndeshjet janë të gjitha të padrejta në fillim të Premier League.

Duke qenë pa një “katalog” të yjeve, për shkak të pushimeve të pas Botërorit, Mourinho, gjithashtu, ka qenë i zëshëm në lidhje me mungesën e nënshkrimeve të klubit dhe ka qenë i detyruar të bëjë me lojtarët e akademisë, për të mbushur boshllëqet.

James Garner, Axel Tuanzebe, Tahith Chong dhe Demetri Mitchell ishin të fundit, për t’u shfaqur me “Djajtë e Kuq”, të rinj të rreshtuar kundër atij, që ishte në thelb ekipi i parë i Bayern Munich.

Dhe ndërsa Mourinho është i lumtur të shohë pjesën e pasme të sezonit, ai rezervoi disa lëvdata për mënyrën se si skuadra e tij rinore e trajtoi veten kundër yjeve ndërkombëtarë bavarezë:

“Së fundi, ka mbaruar. Më së fundi, një parasezon i vështirë ka mbaruar. Lojtarët ishin, përsëri, të shkëlqyeshëm. Ata nuk mund të kishin bërë më mirë se yjet e Bayern Munich. Ishte një përvojë fantastike për djemtë e rinj.

Ishte një moment kur unë po shikoja në zonë dhe aty ishte Axel, në qendër dhe në të majtë, Demetri në krahun e majtë, Garner në mesfushë dhe në në të majtë Chong. Në të njëjtën kohë ishte Robert Lewandowski përballë Axel, Arjen Robben përballë Mitchell, Leon Goretzka përballë Garner dhe Niklas Sule përballë Chong. Ishte fantastike. Absolutisht fantastike.

Ne ishim duke luajtur kundër ekipit të tyre më të mirë. Ishte Bayern Munich i plotë, përveç Tolisso”.

Me parasezonin e mbyllur tani, Manchester United e kthen vëmendjen te ndeshja hapëse e Premier League, kundër Leicester City, më 10 gusht. Mourinho nuk beson se do ta ketë ekipin e tij të plotë në sfidën e parë të kampionatit të ri:

“Ne duhet të organizojmë javën në një mënyrë të tillë, që të mund të jemi të freskët për të premten, sepse të premten fillon Premier League. Luajmë për tri pikë dhe këtë duhet ta bëjmë me lojtarët që kemi. Nuk ka kohë për të qarë. Lojtarët nuk do të jenë këtu të premten dhe ne duhet të shkojmë me ekipin më të mirë të mundshëm dhe me një mentalitet të madh”.