15:51 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Mourinho shet Pogban! Me paratë e fituara blen pesë futbollistë?

Jose Mourinho ka një plan befasues për afatin e verës. Ai shumë lehtë mund ta shet yllin e skuadrës, Paul Pogba për t’i transferuar pesë futbollistë.

Mediat britanike shkruajnë se trajneri portugez është në gjendje gatishmërie për ta shitur mesfushorin francez, me shumën 200 milionë funta, transmeton IndeksOnline.

Me paratë e fituara, portugezi do t’i transferojë pesë futbollistë, saç janë: Toni Kroos, Raphael Varane, Marquinhos, Marco Verratti dhe Alex Sandro.

Ky është sezoni i dytë që Pogba e luan me Manchester Unitedin, pas transferimit në “Old Trafford” me 89 milionë funta nga Juventusi.

Përveç Pogbas, Mourinho nga skuadra pritet t’i largojë edhe futbollist, si: Michael Carrick (pensionim), Ashley Young, Chris Smalling dhe Phil Jones./IndeksOnline/