11:08 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho takon një person “të padëshiruar” në Anfield (Foto)

Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, ka takuar Louis van Gaalin në stadiumin “Anfield”.

Para ndeshjes mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka takuar ish trajnerin holandez, Louis van Gaalin.

Pikërisht Mourinho e ka zërë vendin e Van Gaali te “Djajtë e Kuq”, verën e kaluar.

Portugezi dhe holandezi janë përqafuar si dy profesionist të vërtet, shkartuan Gazeta Express.

Duhet theksuar se Mourinho ka qenë asistent i Van Gaalit në Barcelonës në mes të viteve 1997-2000.