08:10 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mourinho tallet me portierin e Argjentinës

Jose Mourinho nuk i ka kursyer kritikat ndaj portierit të Argjentinës, Caballero, pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës, gjatë barazimit 1-1 ndaj Islandës.

“Fjala që më vjen ndërmend për të përshkruar ndeshjen e Islandës, është kompaktësi. Kanë luajtur në bllok, të bashkuar gjatë gjithë ndeshjes, me nëntë futbollistë në zonën e tyre, – tha trajneri i Manchester United. – Asnjëherë Messi nuk ishte në një situatë një kundër një, por një kundër tre ose kundër katër. Askush nuk ka të drejtë të kritikojë këtë ekip për sjelljen e tyre, por duhet ta vlerësojnë për shpirtin e garës, impenjimin dhe forcën. Janë shumë të fortë, duket qartë që kanë ngrënë mish që në mëngjes kur ishin fëmijë. Patën dy raste dhe shënuan një gol.”

Më pas vjen ironia: “Të kesh Caballero në portë është njëlloj si të jem unë. Unë në portë mund të bëj aq sa bën Caballero. Edhe unë aq pres, sa ai. Sigurisht që Argjentina dominoi, por Messi ishte shumë larg portës kundërshtare dhe kishe nevojë për më shumë se një driblim që të lirohej.”

Temat: