17:45 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mourinho: Titulli i jonë, vendi i dytë!

Jose Mourinho është dorëzuar nga gara për titull. Trajneri portugez ka thënë se suksesi më i madh që mund të arrijë Manchester United në Premierligë këtë edicion është vendi i dytë.

“Titulli jonë për sivjet është të sigurojmë pozitën e dytë. Jemi larg vendit të parë që tashmë është i paarritshëm. Do të përpiqemi që të fitojmë sa më shumë ndeshje për të siguruar vendin e dytë të cilin e kemi mbajtur në pjesën më të madhe të sezonit. Kemi ndeshje të forta, por kam edhe një ekip të mirë” ka thënë Mourinho./Indeksonline/

Temat: