08:20 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Mourinho zbulon fajtorin e humbjes

Manchester United është mposhtur nga Newcastle me rezultat 1-0 duke rritur edhe më shumë distancën me Cityn.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho në një intervistë ka thënë se fajtori për humbjen është mos konkretizimi i rasteve.

“Ne mund të jemi këtu për dhjetë orë dhe ne nuk do të shënonim një gol, kjo është ndjenja”, tha portugezi.

“Kur shihni sasinë e rasteve që kemi humbur, duke filluar në gjysmën e parë kur Anthony ishte përballë portierit”.

“Në pjesën e dytë, ne kishim Alexis me golin vetëm dhe pastaj kemi pasur një grumbullim të situatave ku është e pabesueshme që ne nuk kemi shënuar”, shtoi Mourinho. /IndeksOnline/