11:23 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Mozzik lanson këngën me reperin gjerman (Video)

Reperi kosovar Mozzik i cili dje ishte në kryetitujt e mediave rozë, pikërisht për largimin nga ON Records, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kësaj radhe ai vije në bashkëpunim me reperin gjerman Veysel, ndërsa kënga titullohet ‘Ti amo’, shkruan Indeksonline.

Ky projekt është lansuar në Spotify, ndërsa nuk dihet se kur i njëjti do të publikohet edhe në kanalin Youtube./Indeksonline/