15:20 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

MPB ju drejtohet me një kërkesë mërgimtarëve që mësyjnë Kosovën

 Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka apeluar bashkatdhetarët që të mos përdorin pikat kufitare si Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muibabë.

Kjo për të shmangur pritjet e gjata në këto pika kufitare, ku mërgimtarët po presin me disa orë për të hyrë në territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, kjo qendër sugjeron që të përdoret pikë kalimi kufitar Mutivodë apo Jarinjë.

Sipas të dhënave të kësaj qender, gjendja aktuale në pikën kufitare Merdarë është 4 orë në hyrje, njësoj edhe në dalje.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë 1 orë në hyrje të kësaj pike, ndërsa në dalje 3-5 minuta./Indeksonline/