11:46 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

MPJ jep detaje për kosovarin e plagosur në Afrikë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet  Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal ka marrë  informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali, është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA.

Sipas informacioneve të  siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë  E.I. nga Tetova/Republika e Maqedonisë, ndërsa të  plagosur, por jashtë  rrezikut për jetën kanë mbetur D.M., shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Fushë-Kosovë dhe B.L., gjithashtu nga Tetova, transmeton Indeksonline.

MPJ është njoftuar se të plagosurit janë në transfer e sipër për shërim në spital në Dakar/Senegal, ndërsa tashmë i ndjeri E.I. është në ri-atdhesim e sipër.

Ambasada e Reublikës së  Kosovës në Senegal dhe Ambasadori Gashi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në lidhje me sigurimin e informatave se ku do të  vendosën të plagosurit dhe në momentin, që të sigurohen informacione të tilla ai pritet që  t’i vizitojë  ata në  spital.

Ministria e Punëve të  Jashtme sipas informacioneve të  para të  siguruara dyshon se sulmi është kryer nga Organizata Terroriste Boko Haram./Indeksonline/

(Foto ilustrim)