17:34 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

MPJ: Serbia të ndalë propagandën me lajme të rreme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës rikonfirmon nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës, të cilat kanë shënuar vetëm ngritje, që nga koha e njohjes së Republikës së Kosovës nga ky shtet,  në vitin 2012.

MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe Ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell.

MPJ vlerëson se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjeshtë vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme.

Temat: