07:16 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

MPMH dhe IHK inaugurojnë Stacionin Meteorologjik Automatik

Me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizojnë shënimin e kësaj ngjarje me disa aktivitete.

Moto e shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është “Moti-gati, klima-zgjuar”.

Aktiviteti qendror, do të realizohet në Fshatin Skivjan të Komunës se Gjakovës, me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik.