12:43 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

MPMS dhe Down Syndrome Kosova me marrëveshje për trajnimin profesional të fëmijëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Skender Reçica dhe drejtoresha e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”  Sebahate Hajdini- Beqiri kanë nënshkruar marrëveshje për trajnimin profesionale për të rinjtë me sindromën Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Reçica, me këtë rast, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me trajnimin e barabartë të qytetarëve pa dallim të gjendjes psiko-fizike të tyre.

“Sot MPMS dhe shoqata Down Syndrome Kosova, bën një hap të nënshkrimit të një marrëveshje që bën pjesë në angazhimet e ministrisë tonë që pa dallim që të gjithë qytëtarët t’i trajtojmë barabartë pa dallim të gjendjes psiko-fizike. Qëllimi ynë është të ndihen të barabarë të gjithë edhe në fushën e punësimit. Kjo ka të bëjë me mundësinë që ne si MPMS po ofrojmë mbështetje për një kategori të vështirë”, tha Reçica.

Sipas tij, përmes kësaj qendre do t’i mundësohet qytetarëve të kësaj kategorie të jenë më afër tregut të punës.