23:12 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Muller: E falëm Realin, kemi shpresë në ndeshjen e kthimit

Bayern Munchen është mposhtur në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 1-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje, bavarezët zhvilluan lojë më të mirë, mirëpo bënë shumë gabime dhe nuk arritën ti konkretizojnë disa raste të mira.

Pas ndeshjes, kapiteni i Bayernit në këtë sfidë, Tomas Muller ka thënë se skuadra e tij fali shumë dhe e ndihmoi Bayernin.

“Ishim shumë naivë. Është e dhimbshme, falëm shumë dhe i ndihmuam mjaftueshëm Realin për të fituar. Por një paraqitje që na le me shpresë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Muller.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet të martën me 1 maj. /IndeksOnline/