12:26 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mundësi e artë për tifozët e Gerrardit/ Legjenda vjen në Shkup së bashku me Rangersin (Foto)

Skuadra e Shkupit ka pasur një fat të mirë por të vështirë në anën tjetër në Europa Ligë.

Klubi nga Shkupi ka mësuar kundërshtarin e parë në Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Maqedonia do të përballet me ekipin nga Skocia, Rangers FC.

Kjo do të jetë një mundësi e artë e tifozëve shqiptarë, që ta shohin nga afër legjendën e Anglisë dhe Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi ky i fundit është menaxher i klubit skocez.

Përveç, Gerrardit tifozët mund të shohin edhe yje tjerë, pasi klubi i Rangers është duke kërkuar me ngulmë emra të mëdhenj të futbollit, si Skrtel, John Terry e shumë emra tjerë.

Ndeshja e parë luhet në Skoci më 12 korrik, kurse ajo e kthimit më 19 korrik në Shkup./IndeksOnline/