10:18 / E Mërkurë, 10 Janar 2018

Mungesa e sigurisë, reklamuesit qasen në numrat e telefonit në Facebook

Për vite me radhë, Facebook ka kërkuar një numër telefoni mobil për përdoruesit e tij për të marrë mesazhe, por edhe për të ardhur në profilin e tyre nëse harrojnë fjalëkalimin e tyre.
Kjo, pak a shumë, ka punuar pa probleme të mëdha. Derisa u zbulua se një gabim në një mjet reklamimi në atë rrjet social mund të zbulojë numrin e telefonit të përdoruesve që kanë vizituar disa faqe interneti të caktuara.

Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve nga SHBA, Franca dhe Gjermania zbuloi problemin në maj 2017. Facebook pranoi gabimin në dhjetor dhe i pagoi ata 5.000 dollarë nga programi i zbulimit të bug-it.

Fakti që reklamuesit mund të arrijnë numrat e telefonit në Facebook jo vetëm që është një çështje e sigurisë, por gjithashtu paraqet një shkelje të drejtpërdrejtë të politikës së përdorimit të të dhënave të Facebook.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Facebook pagoi rreth 1 milion dollarë shpërblime për zbulimin e defekteve të sigurisë, gjë që në vetvete tregon se sa shumë ky rrjet social është plot me dështime dhe gabime të sigurisë.

Ekspertët e sigurisë janë të bindur se ka gabime dhe lëshime të tjera, më shumë gjasa në programin e Facebook-it të synuar për reklamuesit dhe se është vetëm një çështje kohe kur një lëshim i madh potencialisht do të rrezikojë miliona të dhëna dhe identitete të përdoruesve.

Temat: