10:24 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Mungon gjyqtari shtyhet gjykimi ndaj Shukri Bujës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot ishte paraparë që të vazhdonte seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, për arsye se kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra gjendej në një udhëtim zyrtar jashtë vendit, seanca e sotme është shtyre për datë 25 qershor.

Lajmin për shtyrjen e seancës e bëri të ditur anëtarja e trupit gjykues Shadija Gërguri, e cila i njoftoi palët për datën e mbajtjes së seancës së radhës.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.