11:36 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Murray tërhiqet nga Wimbeldoni pak orë para fillimit

Tenisti britanik Andy Murray është tërhequr nga grand slemi i Wimbledon që nis sot, vendim të cilin e ka marrë pak orë para fillimit të ndeshjeve të para.

Ish-numri 1 në botë ka konfirmuar se pavarësisht se po rikuperonte fizikisht dhe se kishte zhvilluar ndeshje të mira, nuk ishte në gjendje të përballonte një turne kaq të gjatë.

“Kam bërë mjaft progrese, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje, por bashkë me skuadrën time vendosëm se për të luajtur sa më mirë ndeshje të tilla, me 5 sete, mund të jetë shumë shpejt dhe mund të ndikojnë në procesin e rikuperimit. Bëmë gjithçka ishte e mundur dhe dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha Murray.

Britaniku konfirmoi gjithashtu se do të nisë stërvitjen në fushat me cement, për t’u përgatitur për kalimin në sipërfaqen e re dhe për të qenë në formë për grand slemin e US Open.

Së shpejti ai do të shkojë në Amerikë për të vijuar fazën përgatitore, ku pritet të luajë në turneun e Washington, që nis pas një muaji.