21:07 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Muskulozi nga Tirana lë pa fjalë suedezët, i sfidon të gjithë me atë që bën

Arturi është nga Tirana dhe është 26-vjeç. Prej kohësh ai jeton në Suedi, nga ku di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai u bë i njohur në JOQ.al, vitin e kaluar, kur tregoi se si arriti në një ndryshim drastik në trupin e tij në vetëm pak kohë.

Sot, 26-vjeçari nga Tirana vjen sërish në qendër të vëmendjes, por në një tjetër mënyrë. Arturi i ka sfiduar të gjithë të rinjtë në Suedi, duke dalë në mes të borës, në temperatura të ulëta dhe duke treguar trupin e tij muskuloz.