18:06 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Musonda edhe zyrtarisht largohet nga Celitc (Foto)

Charly Musonda është larguar përfundimisht nga kampioni i Skocisë.

Skuadra e Celitc sot njoftoi publikun se kanë larguar nga skuadra futbollistin, Charly Musonda, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për largimin e belgut e konfirmoi trajneri Berndan Rodgers.

“Mirë që punova me të, ai është një djalë vërtetë i mirë, dëshiroja që ai të luante çdo ndeshje, por për fat të keq nuk arrita t’ia premtoja”, ka thënë Rodgers.

21-vjeçari bëri afro 4 paraqitje me Celtic. Ai tani është rikthyer në kampin e Chelseat, aty ku ka kontratë deri në vitin 2019.

Interesante është se Musonda pas largimit, ka zhdukur të gjitha fotot që kishin të bënin me të dhe Celtic./IndeksOnline/