15:53 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Deportimi i 6 shtetasve turq nuk do t’i prishë marrëdhëniet Kosovë – Turqi

Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro – turke, Mustafa Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit pas arrestimit të gjashtë shtetasve turk në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi.

Bajrami ka theksuar se pas arrestimit të gjashtë shtetasve turk, nuk do të prishen raportet në mes dy vendeve.

Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mirë dhe të qëndrueshme, spese ky raport nu kështë krijuar ad – hoc, por janë ndërtuar ndër vite.

“Shtetet kur krijojne marrëdhënie në mes tyre nuk bëhen për një moment të caktuar, andaj edhe prishja e tyre nuk është dicka që ndodhë aty për aty. Kosova nuk duhet të shqetësohet për marrëdhënie me Turqinë, sepse vet presidenti turk ka një kujdes dhe interes të posaqëm për për rritjen ekonomike, diplomatike dhe njohjes së Kosovës”, ka shtuar Bajrami.

Bajrami ka folur edhe folur për deklaratat e presidentit turk drejtuar kryeministrit të Kosovës, duke thënë se nuk janë ndërhyrje edhe pse në shikim të parë duken të rënda.

“Nga ajo që kam dëgjuar unë në fjalimin e presidentit turk, të cilën e kam dëgjuar disa herë dhe e kam shënuar me laps, krijohet përshtypja se shkarkimet e Haradinaj kanë ardhur vetëm pse janë deportuar shtetasit turq. Në realitet shkarkimet kanë ardhur për arsye se pse nuk është informuar Haradinaj për këto deportime”, ka shtuar Bajrami. /telegrafi/