20:48 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mustafa uroi kancelarin austriak, Sebastian Kurz

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz, i cili u betua sot në Vjenë.
Në mesazhin e tij, kryetari Mustafa ka shprehur bindjen se vizioni i kancelarit Kurz garanton thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“LDK është krenare me Partinë Popullore Austriake dhe lidershipin e saj fitues”,  ka shkruar kryetari Mustafa, në urimin dërguar kancelarit Kurz.
Kancelari Sebastian Kurz e ka falënderuar kryetarin Mustafa për urimet.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka raporte shumë të mira me kancelarin Sebastian Kurz dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP). Të dy partitë janë pjesë e EPP-së. Ndërkaq, kryetari Mustafa ka qenë pjesë e një spoti elektoral të ÖVP-së për zgjedhjet e fundit në Austri, të cilat u fituan bindshëm nga ÖVP-ja.