09:01 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Na lanë të digjemi si minj”, dëshmia rrënqethëse e gruas që i shpëtoi zjarrit në Athinë

“Na lanë të digjemi si minj”, kështu e përshkruan situatën nga zjarri një banore e Matit në Athinë.

Në një intervistë për televizionin grek Skai ajo bën përgjegjës autoritetet kompetente të cilat nuk u gjendën pranë dhe nuk kishin një plan për shpëtimin e banorëve.

“Koordinim i vetëm ishte patrulla e ushtrisë. Nuk kishte asnjë plan, na izoluan. Kam bërë shtatë orë për të parë fëmijët e mi. Ne ishim në det dhe po mbyteshim. Na lanë të digjeshim si minj”.

Temat: