19:39 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nainggolan te Interi/ Roma përfiton 24 milionë euro, plus dy lojtarë (Foto)

Radja Nainggolan pritet të jetë futbollisti më i ri i Interit.

Mediat në Itali thonë se marrëveshja mes Interit dhe Romës është arritur për shitjen e mesfushorit belg, transmeton IndeksOnline.

Me shtijën e Radjas, Roma pritet të përfitojë 24 milionë euro, plus dy futbollitë. Bëhet fjalë për Davide Santon dhe lojtarin e ri, Nicolo Zaniolo.

Sipas gazetarëve italian, ky transferim pritet të kompletohet brenda kësaj jave.

30-vjeçari nga Belgjika për Romën luan që nga viti 2014, ku bëri afro 150 paraqitje dhe shënoi 30 gola./IndeksOnline/