09:46 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Napoli shpallet kampion dimri

Napoli arriti të mbyllë në mënyrë fantastike vitin 2017, me fitoren ndaj Krotones, 0-1 në transfertë.

3 pikët e marra ditën e sotme, e bëjnë skuadrën e Sarrit zyrtarisht kampione të dimrit në Itali.

Mjaftoi vetëm një gol i Hamshik, në minutën e 17-të, ku sllovaku përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Krotones.

Napoli e mbylli fazën e parë të kampionatit, me 48 pikë, pas 19 ndeshjes, dhe pret me qetësi ndeshjet e rivalëve.