10:07 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Narkomani thyen aparatin e pompës dhe rrah policin, dërgohet në neuropsikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka shkaktuar dje probleme në një pompë në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë si dhe ka sulmuar policin.

“Ankuesi, punëtor i një pompe të derivateve, ka informuar se i dyshuari K/Serb,  e ka thyer aparatin e pompës së derivateve i cili ka qenë jobashkëpunues edhe me Policinë i cili  dyshohet se ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe gjatë arrestimit  të tij, i njëjti godet  policin me këmbë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, personi zyrtar merr tretman mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë, kurse i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/