13:59 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

NASA e nis helikopterin e parë në Mars (Video)

NASA do të nis së shpejti mjetin e parë në formë helikopteri në MARS. NASA njoftoi sot se do të dërgojë një helikopter të vogël autonom fluturues – me emrin Helikopter i Marsit – me roverin e ardhshëm Mars 2020.

Helikopteri do të përpiqet të fluturojë përmes ajrit të Marsit për të parë nëse automjetet mund të levitojnë edhe në Mars, ku atmosfera është 100 herë më e hollë se ajo e Tokës. Dizajni i heliopterit është punuar që 4 vite nga Laboratori JET i NASA-s.

Nëse Helikopteri arrinë të fluturojë në Mars, do të sjellë për herë të parë pamje të Marsi me dy kamera, diçka që kurrë nuk është bërë më parë.

Inxhinierët në JPL kanë punuar për të marrë peshën dhe formën e helikopterit vetëm në mënyrë të drejtë, në mënyrë që të fluturojë përmes ajrit të hollë të Marsit.

Helikopteri që ka arritur më së larti të fluturoi ka qenë në 40 mijë metra lartësi, ndërsa NASA synon që helikopteri i tyre të flurutoi në 100 mijë metra distancë./Indeksonline/