08:44 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

NASA,20 vjet larg gjetjes së jashtëtokësoreve në planetët e tjera!

 

Një shkencëtar i NASA-s që kryeson kërkimin për jetën në planetët e tjera pohon se një zbulim i madh mund të bëhet brenda 20 viteve të ardhshme.
Shkalla në të cilën identifikohen planetët potencialisht të banueshme është duke u rritur, duke ndihmuar shkencëtarët të ngushtojnë kërkimin e tyre për jetën jashtëtokësore,transmeton Indeksonline.

Kur planeti i parë u zbulua në vitin 1992, shumë prej tyre e konsideronin atë si ngjarje një herë në jetë, por 25 vjet më vonë, janë gjetur mbi 3.500 planete nga mijëra sisteme yjore.
Disa prej tyre janë duke rrotulluar brenda “zonës së banueshme” të yllit të tyre – ku temperaturat sipërfaqësore shkojnë nga zero deri në 100 gradë celsius, duke lejuar ujin e lëngshëm të qëndrojë mbi sipërfaqe.
Prania e ujit të lëngshëm rrit shumë mundësinë që jeta të ekzistoj në planet.

“Mendoj se në 20 vjetet e ardhshme do të gjejmë një planet që mund të zhvillohet jeta në të ”,tha Tony del Genio, bashkë-kryesuesi projektit të NASA-së në Institutin Goddard për Studime Hapësinore në Nju Jork.
Del Genio shprehet që jeta në planetët e tjera mund të ekzistojë në forma dhe vende aq të çuditshme sa mund të jenë shumë më ndryshe nga Toka.

Çdo qelizë që ne dimë – madje edhe bakteret e thella të detit që ekzistojnë pa dritën e diellit – kërkojnë ujë, kështu që shkencëtarët e përqendrojnë vëmendjen e tyre në planetet që kanë potencialin për të pasur ujë të lëngshëm.
Këtu përfshihet Hëna e Jupiterit, e cila ka një oqean të lëngët me ujë nën një kore të akullt, të ngjashme me oqeanet nën Arktikun e Tokës dhe fushat e akullta në Antarktik.

Por nuk është uji gjëja e vetme që shkencëtarët i kushtojnë vëmendje. Ata gjithashtu po kërkojnë shenja kimike të jetës, të tilla si dy ose më shumë molekula në një atmosferë që janë atje në të njëjtën kohë.
Ata gjithashtu po përdorin teleskopë hapësinorë për të marrë fotografi me rezolucion të lartë të planetit potencialisht të banueshëm, për të marrë një ide më të mirë për përbërjen e tyre./Indeksonline/